Home / Horoskop / Këto katër shenja zodiakale nuk besojnë në dashuri!

Këto katër shenja zodiakale nuk besojnë në dashuri!

Të lindurit e këtyre shenjave zodiakale ndiejnë sikur kane një bllokim në marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe nuk mund ta përballojnë dashurinë njësoj në pjesën më të madhe të rasteve.

Binjakët
Jo se Binjakët nuk besojnë në dashuri, por ata nuk marrin asgjë aq seriozisht sa ta quajnë definitive. Janë qenie kurioze, komunikuese dhe të hapura, u pëlqen të takojnë njerëz, destinacionet dhe kulturat e reja, çka nuk përjashton edhe dashuritë e reja, kështu që përfundojnë duke qenë shumë skeptikë për këtë ndjenjë, veçanërisht nëse partneri i tyre është shumë romantik.

Këta janë njerëz që kërkojnë shumë kohë për të marrë një endim, edhe kur bëhet fjalë për të hapur zemrën. Preferojnë të vazhdojnë të dalin me miq dhe të takojnë njerëz të rinj në vend që të lidhen me dikë, por mos harroni: asgjë nuk i pengon ata të duan, të dashurohen dhe të dëshirojnë të krijojnë një familje. Janë gjithmonë të hapur ndaj eksperiencave të reja. Por e mira është që ata nuk bëjnë plane duke menduar se kjo do të ndodhë.

Virgjëresha
Virgjëreshat janë shumë metodike edhe në dashuri. Hezitojnë kur është fjala që t’i lënë gjërat të shkojnë. Ju pëlqen të shfaqin individualitetin e tyre dhe kanë frikë të hyjnë në një marrëdhënie që mund të ketë konflikte e ngatërresa. Janë miq të mirë, shokë të shkëlqyer dhe dinë të dashurojnë, por kujdesen aq shumë për gjithçka saqë shpesh e humbasin rastin e një marrëdhënieje. Lejojnë që negativiteti i së shkuarës të influencojë edhe marrëdhëniet e ardhshme. Kanë shumë frikë nga një zemër e thyer.

Akrepi
Akrepët, edhe pse shfaqin shumë sensualitet dhe pasion, e dinë që marrëdhëniet rastësore janë ndryshe nga dashuria e thellë. Edhe pse mund të ndihen mirë përkrah një personi, shpesh preferojnë t’i japin prioritet jetës së tyre personale dhe shëndetit mendor se sa të hapin zemrën e tyre. E dinë që dashuria ekziston, por nuk e ndiejnë si përgjegjesi t’i japin një emër marrëdhënies së tyre. Janë të vetëdijshëm për gabimet njerëzore, e dinë shumë mirë që mund të braktisen dhe preferojnë të ndërtojnë mure rreth zemrës së tyre për të mos u ndier të goditur.

Bricjapi
Bircjapët ëndërrojnë dashurinë romantike ndryshe nga shenjat e tjera më lart, por përfundojnë duke u kthyer në pesimistë kur bëhet fjala për marrëdhëniet. Besojnë se çdo njeri në botë mund të takojë dikë tjetër dhe kalojnë netë e ditë duke imagjinuar tradhti dhe gjëra të vështira për t’u tejkaluar.

E dinë se ç’duan nga një marrëdhënie dhe ëndërrojnë ditën kur mund të vendosin furçat e dhëmbëve në një vend me personin e zemrës, por përfundojnë duke sabotuar vetveten në këtë proces, duke evidentuar defektet tek njerëzve e duke i parë si mishërim i së keqes. Kur hyjnë në një marrëdhënie të shëndetshme bëjnë gjithçka për ta mbrojtur.

About admin

Check Also

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Dashi Dallimet midis jush dhe një miku duhet bërë me kujdes. Ka disa gjëra që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *