Home / Showbizz / Ndahet Tea Trifoni nga i dashuri?

Ndahet Tea Trifoni nga i dashuri?

Ndahet Tea Trifoni nga i dashuri?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni që një kohë të gjatë është përfolur për lidhjen e saj me Enkelo Hoxhën.

Ajo ka treguar sesi ja mori zemrën, madje në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Tea moderon ai e surprizoi atë me një buqetë me lule.

Ama mesa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Së fundmi, Tea nuk e ndjek më Enkelon në rrjetin social “Instagram”.

Madje, Fation Kuqari tek “Shqipëria Live” tregoi pak për mikun e tij dhe Tean, se si u njohën, por ai nuk donte të fliste më shumë.

Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, u shpreh ish-konkurrenti duke thënë se nuk e di nëse janë bashkë apo jo dhe nuk preferoi që të zgjatej më në lidhje me këtë temë.

Kujtojmë se më herët Tea ka folur për partnerin e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë vetë ajo.

“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *