Home / Horoskop / 3 shenjat më bujare, altruiste dhe dashamirëse te horokospit/Zbuloni nqs jeni dhe ju një prej tyre

3 shenjat më bujare, altruiste dhe dashamirëse te horokospit/Zbuloni nqs jeni dhe ju një prej tyre

” Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”.

Fjalët e të madhes Nënë Tereza mund të tingellojnë si slogan i ndonjë fushate humanitare, mirëpo nuk është kurrë vonë për të dhuruar pak dashuri, mirëkuptim e mbështetje aty ku kanë nevojë për to. Dhe këtë gjë e dinë më mirë se kushdo tjetër 3 shenjat e mëposhtme, të cilat janë edhe më zemërgjerat e horoskopit.

Dashi: Të lindurit nën shenjën e parë të zodiakut shquhen për karakterin e tyre të fortë dhe vullnetin e paepur që i dallon nga të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe për zemrën e tyre të madhe. Ndoshta mund të mendoni që Dashi është egoist, i ftohtë dhe kalkulator, por përkundër natyrës konkurruese dhe zakonit për të arritur atë që dëshirojnë me të gjitha mjetet, kujdeset thellë për fatin e të njohurve dhe të afërmve të tij. Dashi mund të mburret me fitoren e tij të papërballueshme dhe në të njëjtën kohë të shkojë për të punuar si vullnetar për të pastrehët.

Luani: U habitët që gjetët Luanin në këtë listë, në të vërtetë nuk keni përse. Edhe pse në pamje të parë Luani të jep përshtypjen e një shenje egoiste, që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, është krejt e kundërta e këtij përshkrimi. Personat e lindur nën shenjën e Luanit janë altrusitë, zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë të tjerët. U pëlqen që t’u zgjasin dorën njerëzve në nevojë, si dhe bëjnë çmos për t’ju ndihmuar nëse jeni në telashe.

Bricjapi: Bricjapi është shenja më e organizuar e zodiakut, aq sa shpeshherë të jep idenë se çdo gjë në jetën e tij është e planifikuar njëlloj sikur axhenda e përditshme. Mirëpo, nëse mendoni se gjithçka në jetën e tij rrotullohet rreth punë, karrierës dhe formimit intelektual, gaboheni. Pas kësaj shenje fshihet në zemër e butë dhe e madhe që do ta kishte zili kushdo. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë altruistë dhe bujarë, u pëlqen të ndajnë gjërat e tyre me të tjerët dhe përpiqen t’i ndihmojnë sa herë kanë nevojë.

About admin

Check Also

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Dashi Dallimet midis jush dhe një miku duhet bërë me kujdes. Ka disa gjëra që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *