Home / Horoskop / Nga sot Mërkuri kthehet në rrugë të drejtë dhe këto shenja kanë festë !!

Nga sot Mërkuri kthehet në rrugë të drejtë dhe këto shenja kanë festë !!

Që prej fundit të shtatorit, Mërkuri po ecte mbrapsht, duke i komplikuar idetë dhe fjalët, por në mbrëmjen e 18 tetorit ai do të ndalojë së vepruari kështu.

Disa orë pas rinisjes së Jupiterit, edhe Mërkuri do të gjejë guximin dhe dëshirën për të funksionuar, me super efekte (sepse kombinohen me lëvizje të tjera astrale) në shenjat zodiakale.

Në fakt, okazioneve dhe shpresave që Jupiteri sjell, i shtohet edhe prakticiteti e inteligjenca e Mërkurit, prandaj është momenti për të filluar të ndërtoni diçka, për të organizuar, për ta bërë një projekt të shpejtë dhe efikas. Pastaj, si gjithmonë, për secilën shenjë do të jetë e rëndësishme të kuptohet se si dhe në çfarë konteksti planeti do të ndihet.

Sigurisht, për shenjat e ajrit, të cilat janë Binjakët, Peshorja dhe Ujori, Mërkuri tregon saktësinë dhe inteligjencën e duhur për të siguruar që rifillimet e Jupiterit dhe Saturinit të mund të funksionojnë, duke ofruar shumë fat dhe ndihmë kozmike.

Gjithashtu shumë të kënaqur me këtë rifillim janë Peshqit, Virgjëresha dhe Shigjetari, shenja që gjejnë qartësi tek vetja, por dhe tek të tjerët, tek njerëzit e afërt.

Gaforrja dhe Akrepi do të jenë në gjendje ta perceptojnë këtë qartësi të sapokrijuar veçanërisht në nivel të brendshëm, personal, Dashi dhe Luani do të duhet të përqëndrohen në një mënyrë të re dhe të përmirësuar të të komunikuarit, për të shkëmbyer ide dhe informacione. Së fundi, Demi dhe Bricjapi do të përfitojnë mbi të gjitha në një nivel praktik dhe profesional, me disa surpriza ose kënaqësi.

About admin

Check Also

Në punë angazhimi juaj do të shpërblèhèt shumë shpèjt. Meri Shehu paralajmeron keto shenja

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në dashuri kjo është një è …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *