Home / Horoskop / Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 26 tetor nga Russell Grant

Dashi

Dallimet midis jush dhe një miku duhet bërë me kujdes. Ka disa gjëra që duhet t’i shmangni nëse doni të mbeteni miq. Kjo mund të jetë e vështirë për ju, pasi i urreni kufizimet e çdo lloji. Të dashurit tuaj nuk i pëlqen të debatojë me zë të lartë. Praktikohuni me diplomaci. Besojini ndjenjave tuaja. Nuk mund të kontrolloni ndenjat e askujt ama mund të kontrolloni ndjenjat tuaja.

Demi

A po kërkoni kënaqësi seksuale? Kalojeni ditën në shtrat me të dashurin tuaj. Shkoni për masazh. Shijoni një vakt të shijshëm. Bëni gjithçka që mundeni për të shijuar gjërat më të imta në jetë. Mos u nervozoni kur punëdhënësi juaj t`ju kërkojë të bëni një prezantim publik. Nuk ka asgjë të vështirë. Thjesht ndani informacionin që keni mësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në ifushën tuaj.

Binjakët

Ballafaqimi me çështje të vështira si intimiteti, vdekja dhe paratë mund të jetë i vështirë. Po filloni të kuptoni se sa prej qëndrimeve tuaja i keni të trashëguara nga familja. Dëgjoni instinktet tuaja. Nuk ka asgjë të keqe të keni mendime ndryshe nga masa. Disa nga miqtë dhe të afërmit tuaj do të tronditen nga këndvështrimi juaj i ri. Mos u shqetësoni. Ata që ju duan vërtet, do t`ju mirëkuptojnë.

Gaforrja

Një marrëdhënie romantike intensive ju bën të ndjeheni sikur jeni duke ecur në ajër. Problemet e vogla që ju shqetësojnë zakonisht në shtëpi dhe në punë tani do të duken pa kuptim. Ju keni gjëra më të mira për të bërë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të bërë një pushim relaksues me të dashurin tuaj. Zgjidhni një vend të qetë që ju siguron më shumë intimitet. Largimi nga televizori, telefonat dhe mediat sociale do të jetë një lehtësim i mirëpritur.

Luani

E merrni jetën më lehtë se sa dikush tjetër pranë jush, që e shikon çdo gjë zymtë. Qëndroni pozitivë. Qëndrimi juaj optimist tërheq vazhdimisht dashuri, fat dhe para. Mund të jetë e nevojshme të zhvendoseni. Kërkoni diçka tjetër.

Virgjëresha

Ju vendosni stabilitet në jetën e një miku. Jeni të kënaqur që i jepni rehati, mbështetje dhe sigurinë që i duhet. Në vend që të ndiqni gjithmonë rrugën e sigurt, shoku ju inkurajon të ndërmerrni rreziqe. Një projekt i ri po kërkon shumë kohë. Përfundojeni dhe pastaj tregojeni.

Peshorja

Keni qenë gjithmonë flirtues. Kjo mund të duket kërcënuese për partnerin tuaj romantik. Por ju s`keni ndër mend ta lini për askënd tjetër. Nuk i çoni asnjëherë gjërat shumë larg. Bëjani të qartë se ku konsiston besnikëria juaj. Ekziston një shans që admiruesi juaj t’ju ofrojë një punë të shkëlqyer. Pranojeni.

Akrepi

Një marrëdhënie e ngushtë ju lejon të komunikoni pa folur asnjë fjalë. Është e qartë se çfarë po ndjeni. Në sytë e tij shikoni gjithçka që doni të dini. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë diçka të tillë për të dashurin tuaj. Përgatitja e ushqimit të shijshëm, do t`ju vlerësohet shumë. Ju bëni një ekip të shkëlqyer.

Shigjetari

Do të zbuloni një sekret. Mësimi i të vërtetës do të jetë shqetësues. Keni menduar se ishte i sinqertë. Ka një arsye pse ju ka mashtruar. Diskutimi i kësaj çështjeje do shkaktojë shumë trauma. Në vend që ky njeriu të përpiqet ta lehtësojë situatën, do vendosë ta injorojë atë. Jini sa më shumë mbështetës. Jepini të dashurit tuaj më shumë hapësirë. Do të flasë kur të jetë gati. Jini të durueshëm dhe ofroni fjalë inkurajimi kur është e mundur.

Bricjapi

Të pasurit e të njëjtave përparësi financiare është lehtësim. Në vend që të debatoni se si t`i shpenzoni paratë tuaja, do të bëni plane interesante për to. Ndërtimi i diçkaje me vlerë të qëndrueshme është e rëndësishme për të dy. Fillimi i një biznesi ose ndërtimi i një shtëpie janë ndër mundësitë emocionuese. Një mik ka shumë këshilla të vlefshme.

Ujori

Një luftë për pushtet ka shpërthyer në një marrëdhënie të ngushtë. Kjo është zhgënjyese. Ju nuk mund të bini në në marrëveshje se si duhet të ndahen financat e përbashkëta. Mund të jetë e nevojshme të përfshini avokat. Është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja në këto situata. Njerëzit e admirojnë se si flisni hapur për ndjenjat tuaja.

Peshqit

Një marrëdhënie e ngushtë ka fuqinë t’ju shndërrojë. Të qenit me dikë që njeh talentin tuaj të fshehur dhe që ju do pa kushte, po ju fuqizon. Në vend që të përpiqeni të fitoni dashurinë e partnerit tuaj, do të mësoni të doni veten. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special. Sapo sytë tuaj të takohen, do të ndjeni një lidhje të menjëhershme. Merrni kohën e duhur për t’u njohur me njëri-tjetrin.

About admin

Check Also

Horoskopi për muajin Dhjètor! Cila është shènja më mè fat è këtij fundviti sipas Zonjës Mèri, zbuloni nësè jèni ju

Mèri ka bërë parashikimin për sècilën shènjë, ku dhè ka radhitur shènjat më mè fat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *