Home / Horoskop / 13 të vërtetat ‘mizore’ të një Akrepi

13 të vërtetat ‘mizore’ të një Akrepi

Akrepi është energjik, aktiv dhe mosbesues.

Personat e lindur nën këtë shenjë të zodiakut kanë një forcë të pazakontë me të cilën do të duhet të përballeni. Më poshtë do të lexoni për 13 cilësi të akrepit, për të cilat është më mirë të jeni gati:

1-Akrepi është tepër sensual. Mos u përpiqni t’i rezistoni.

2-Akrepi kërkon dominim dhe kontroll. Ai luan me nervat e të tjerëve dhe pret t’i bëjë ‘copash’. Mos qëndroni shumë të relaksuar kur jeni në shoqërinë e tij.

3-Akrepi fiton gjithmonë. Ai është këmbëngulës, i pamëshirshëm, manipulues dhe shumë i fortë.

4-Akrepi është shumë i mbyllur. Ai nuk ndan asgjë në rrjetet sociale. Jo sepse ka diçka për të fshehur, por sepse nuk dëshiron që bota të marrë vesh gjërat e tij.

5-Akrepit i pëlqen të bëjë punë në të mirë të tjerëve ose komunitetit. Është kurioz, i pëlqen të eksplorojë dhe të mësojë gjëra të reja.

6-Akrepi ka një sarkazëm të shkëlqyer. Ndonjëherë mund të jetë aq i djallëzuar, sa të tronditë tmerrësisht, por kjo nuk e bën njeri të keq. Mos e gjykoni për këtë.

7-Akrepit nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

8-Akrepi është tmerrësisht i sinqertë. Mos kërkoni që ai t’ju thotë të vërtetën nëse nuk jeni gati për përgjigje.

9-Akrepi mund të jetë pak paranormal. Ai di të parashikojë zhvillimet dhe mendimet e të tjerëve para se t’i thuhen. Kjo karakteristikë i detyrohet vëzhgimit të vëmendshëm dhe kujtesës së mirë.

10-Akrepi është jashtëzakonisht i përkushtuar.

11-Akrepi është i shkathët dhe i matur. Nëse ndonjëherë do t’ju duhet ndihmë për ndonjë çështje ose thjesht po planifikoni një surprizë dhe doni ndihmë, telefononi një akrep. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë shumë, por do të dijë ta mbajë gojën mbyllur. Ka një detektor gënjeshtrash të integruar në trup ;).

12-Akrepi ka një memorie të jashtëzakonshme si dhe një aftësi të lindur për të zbuluar të vërtetën në çdo situatë, ndaj është mirë të mos përpiqeni t’i gënjeni. Nëse e bëni këtë, do t’i zemëroni dhe nuk do t’ju pëlqejë ajo në çfarë mund të shndërrohet një akrep.

13-Akrepi është dinak dhe mund të jetë shumë hakmarrës. Lëndove një akrep? Më mirë largohu nga qyteti!

About admin

Check Also

Susan Miller :Do te merrni nje oferte te re pune ! Ajo paralajmeron kete shenje

Dàshi: Ndihéni té lodhúr ngà historià júàj é dàshúrisé, ndoshtà kéni problémé né fàmiljé. Né …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *