Home / Horoskop / Horoskopi i muajit nëntor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit nëntor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

BINJAKËT: Nëse keni probleme në punë, të cilat janë krijuar që në të shkuarën, duhet t’i zgjidhni brenda dhjetorit, sepse viti i ri do të hyjë paksa me probleme, sidomos në aspektin profesional. Nëse keni një projekt, përshpejtojini hapat. Konfliktet ligjore do të marrin një kthesë tjetër me të ardhur viti tjetër. Nuk ju këshilloj të merrni kredi apo borxhe dhe të ktheni përgjigje të nxituara.

Nëntori nis me kundërshtimin e Venusit, i cili për fat do të largohet në datën 5. Ky muaj nuk do të jetë ai i dashurive të mëdha, pas të cilave do të humbni toruan. Ndiheni të qetë dhe po i vlerësoni më mirë ndjenjat. Puna ju ha shumë kohë dhe kjo gjë pasqyrohet edhe në familje.

Bëni kujdes edhe në marrëdhëniet mes familjarëve, si prindër-fëmijë apo mes vëllezërve. Kundërshtarët tuaj më të fortë këtë muaj do të jenë ata të shenjës së Demit, Luanit dhe Akrepit. Mbyllni të gjitha marrëveshjet brenda dhjetorit, pasi deri atëherë do t’i keni yjet në favorin tuaj.

Nëntori do të nisë në një mënyrë disi të lodhshme, por Venusi do t’ju mbështesë pas datës 5 dhe do të ndiheni më energjik. Bëni kujdes me rrugët e frymëmarrjes, pasi janë pika juaj e dobët. Të lindurve të shenjës suaj u pëlqen të flasin, të argëtohen, të ushqehen mirë, ja përse duhet të rrethoheni nga njerëz të këndshëm dhe të buzëqeshur. Pushimet ju kanë munguar shumë këtë vit, por ndoshta brenda dhjetorit do të realizoni diçka që do t’ju kënaqë.

GAFORRJA: Yjet e nëntorit premtojnë shumë për të ardhmen, pasi Marsi dhe Mërkuri ju nxitin për të ndërmarrë nisma të reja dhe të rëndësishme. Datat 4, 5, 12 dhe 23 janë vendimtare. Në fund të muajit, Jupiteri do të kalojë plotësisht në mbrojtjen tuaj. Mundësi të mira në sferën profesionale. Studentët dhe ata që punojnë në mënyrë të pavarur do të marrin lajme të mira pas datës 22. Do të krijoni aleanca me kolegët që ju qëndrojnë më afër. Ngritje në detyrë, ndryshime, mundësi të mira, të gjitha këto do t’i sjellë 2022.

Gjatë këtij muaji do të bëni njohje të veçanta dhe intigruese. Janë të paktë ata që plotësojnë standardet rigoroze që keni ju në dashuri. Një përplasje e vogël mes partnerëve që kanë kaluar një krizë së fundmi. Keni kohë që keni nisur gjuetinë për emocione të reja, ja përse duhet ta kuptoni mirë rolin tuaj në çift. Mos lini pas dore partnerët ngaqë ndiheni të lodhur. Yjet favorizojnë të gjitha çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të martohen brenda vitit tjetër. Do të diskutoni paksa mbi datat, organizimin apo rrethanat, por fundi do të jetë i bukur.

Duhet të kujdeseni për formën tuaj fizike, pasi Venusi mund të sjellë disa tensione apo shqetësime për disa shpenzime të tepruara. Mbani nën kontroll nervozizmin, sidomos në datën 9 dhe 23. Keni shumë punë, por me mbështetjen e Marsit të gjitha do t’i zgjidhni me maturi.

About admin

Check Also

Dikush po perpiqet te nderhyje ne çeshtjet tuaja personale ! Paolo Fox paralajmeron keto shenja !

Dashi Bëni kùjdès mè pèshën trùporè dhè mos è tèproni mè ùshqimin. Financat do përmirësohèn …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *