Home / Horoskop / Shenjat e ajrit dhe planetët që i udhëheqin; Si e drejtojnë ata jetën e tyre

Shenjat e ajrit dhe planetët që i udhëheqin; Si e drejtojnë ata jetën e tyre

Shenjat e ajrit janë gjithmonë në kërkim të fëmijës brenda tyre, të sigurive dhe vendeve sa më emocionuese. Por si e orientojnë jetën e tyre planetët që i udhëheqin? Le të mësojmë diçka më shumë…

Gaforrja

Gaforrja udhëhiqet nga Hëna dhe është një shenjë kardinale, sepse përkon me fillimin e një stine, atë të verës. Në bazë të trupit astral nga e cila varet, është shenja më lunatike e zodiakut; ndryshimet e humorit të Gaforres janë një legjendë. I gjithë personaliteti i kësaj shenje është i përqendruar tek emocionaliteti dhe në jetë ajo kërkon siguri dhe intimitet para së gjithash. Gjëja me të cilën një Gaforre është më tepër e lidhur është familja, streha e vet e sigurt.

Akrepi

Akrepi është një shenjë ajri që udhëhiqet nga Plutoni dhe kategorizohet si një shenjë fikse, ashtu si vetë ky planet. Personaliteti i Akrepit është magnetik dhe misterioz që nga shikimi, energjia e tij psikike konsiderohet e frikshme, aq sa dikush mund ta lidhë edhe me diçka trashedentale. Natyra e tij pickuese e bën shpesh të krijojë provokime të këndshme dhe ngacmuese për të parë efektin që kanë…mund të jetë cinik dhe sarkastik, gjithmonë gati për t’u grindur dhe për të rrëshqitur në situata ekstrem. Por pavarësisht këtyre, Akrepi ka një shpirt vërtet pasionant.

Peshqit

Peshqit, një shenjë e Ujit, sundohen nga Neptuni dhe janë një shenjë e paqëndrueshme, gjithë kohës në shqetësim dhe me vullnet të fortë. Ndërsa nga njëra anë mendimet e tyre mund të jenë të pakapshëm për shumicën e njerëzve, nga ana tjetër Peshqit janë një nga njerëzit më të ndjeshëm të zodiakut, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe për të ndjerë dhembshuri për njerëzit në vështirësi. Zakonisht janë mjaft të shoqërueshëm dhe tregojnë një frymë të shkëlqyer përshtatjeje, por mjafton shumë pak, një detaj, për të nxitur reagime të bujshme.

About admin

Check Also

Horoskopi për muajin Dhjètor! Cila është shènja më mè fat è këtij fundviti sipas Zonjës Mèri, zbuloni nësè jèni ju

Mèri ka bërë parashikimin për sècilën shènjë, ku dhè ka radhitur shènjat më mè fat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *