Home / Horoskop / Tre shenjat me me fat per diten e sotme 11 janar 2022

Tre shenjat me me fat per diten e sotme 11 janar 2022

Keto jane shenjat me me fat per diten e sotme :

Peshorja

Peshorja është në kuadrat me Bricjapin, ndaj hapen në fillim të vitit çështjet e trashëgimive, familjaret dhe të parealizuarat. Do e shohin me qetësi këtë periudhë në çështjet familjare. Një lajm i mirë është se në datën 17 hapet një vend pune i rëndësishëm lidhur me karrierën, ndaj mund ta shohin si ekspozim apo finalizim të bukur të marrëdhënieve që ka të bëjë me famën, pushtetin, ligjin dhe rënien në sy.

Në dashuri, marrëdhëniet familjare do sqarohen, për ata që kanë krijuar një familje apo bashkëjetesë. Nuk do të ketë fillime të reja, por rregullime të asaj që ka ekzistuar e deri në ndarje të atyre që nuk funksionojnë më.

Bricjapi

Ndonëse shumë planetë do të jenë aty, Mërkuri, Afërdita e Marsi në fund të muajit, sërish do të arrijnë ta mbajnë natyrën e dëshirat e tyre ndaj dhe të tjerët do të dominohen nga kjo. Do të ecim me llogari të qarta, të matur, të rreptë, të ftohtë, të ashpër e kritikë, por nëse vendosin për diçka, do të bëhet edhe sikur të përmbyset bota.

Kanë mundësi të rregullojnë çfarë nuk kanë mundur në vitin 2021, por edhe mosmarrëveshjet e problemet e pazgjidhura të nëntor-dhjetor 2021 do të dalin në sipërfaqe gjatë muajit të parë të 2022-shit. E rëndësishmja është që nuk do të jenë të fshehtë, por edhe pas hyrjes së Marsit në shenjën e tyre do të pasohet nga një periudhë e mirë.

Luani

E mendojnë vitin 2022 sikur nuk e kanë të mirë, por do të kenë shumë punë, avantazhe. Janari bazohet te shëndeti dhe ekonomia. Ekonomia do të sqarohet shumë, detyrimet që kanë me të tjerët, vonesat, prapambetjet e pagesave.

Në çift do të rikthehen sqarimet e këtyre çështjeve. Në shëndet, duhet të rishikojnë botën e tyre psikologjike. Këshilla për Luanin gjatë janarit është të mos investojnë shumë, të mos marrin iniciativa për hapje biznesesh dhe të mos bëjnë debate të ashpra pasi mund ta gjejnë veten në gabim. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes me lidhjet e fshehta, kontaktet e fshehta etj., sepse mund të jenë një ngatërresë e madhe për ta, sidomos në datat 25-29.

About admin

Check Also

Horoskopi Javor 23 – 29 Korrik 2023

Dashi Qëndrimi juaj prèj në rock star mund të jètë bërë pak i vjètër tani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *