Dashi
Kjo ditë nis me shumë energji dhe mbi të gjitha sot do të keni shumë fat në dashuri. Megjithatë, në punë duhet të finalizoni një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.




Demi
Dashuria për ju nuk ka shkuar shumë mirë kohët e fundit dhe keni pasur probleme me partnerin tuaj, por përpiquni të mos jeni shumë të ngurtë gjatë gjithë kohës. Lajme interesante do të ju vijnë përsa i përket punës.




Binjakët
Nëse sapo keni takuar një person të ri që ju ngjall interes, mos e humbisni sepse mund të jetë personi i duhur. Në punë gjithçka do ju shkojë mirë dhe priten të keni bashkëpunime të reja të frytshme.




Gaforrja
Duhet të merrni një vendim sa më shpejt në dashuri dhe të ndaloni së mbajturi “dy kunguj në një sqetull”. Në punë do merrni shumë propozime, vlerësojini mirë.




Luani
Gjëra të bukura ju presin në aspektin personal. Nëse jeni çift prej kohësh, mund të mendoni të hidhni një hap më tej për bashkëjetesë ose martesë. Në punë është më mirë të mos shkëmbeni polemika me shefin.




Virgjëresha
Dëshira për qetësi në dashuri është e madhe ndaj nëse ndjeni diçka për dikë, mos kini frikë ndaj ndjenjave e tua por shprehini ato. Në punë ka disa pengesa të vogla por asgjë të pakapërcyeshme.




Peshorja
Është koha më e mirë për të bërë plane me partnerin. Në punë mbërrijnë propozime të reja dhe bashkëpunimi që duhet t’i vlerësoni.




Akrepi
Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, duhet ta bëni menjëherë, sepse të qenit i sinqertë është gjithmonë zgjidhja më e mirë, sidomos me njerëzit tuaj të zemrës. Në punë, mbajini sytë “katër” pasi dikush mund të mundohet që t’jua hedhë.




Shigjetari
Kjo është koha e duhur për të zyrtarizuar një marrëdhënie dashurie. Në punë fillon një fazë e re shumë interesante me shumë karakteristika të reja.




Bricjapi
Në dashuri keni nevojë të madhe për stimuj të rinj, si dhe në punë. Ndryshime të mëdha po vijnë në jetën tuaj dhe duhet t’i prisni me krahë hapur.




Ujori
Nëse dikush ju pëlqen dhe ngjall interesin tuaj, mos prisni më gjatë por shprehjani atë që ju ndjeni dhe flisni hapur me të. Përsa i përket punës, vazhdoni me kokën lart dhe mos ju kushtoni rëndësi atyre që flasin keq për ju.




Peshqit
Dashuria po lulëzon në këtë periudhë ndaj shijojeni momentin. Në punë po kërkoni më shumë stabilitet ndaj keni filluar të shikoni përreth për mundësi të reja.