Dashi
Kjo ditë sjell disa diskutime në jetën tuaj në çift, por mos u shqetësoni sepse gjithçka do të jetë mirë së shpejti. Në punë do arrini të kuptoni nëse ka nevojë të ndryshoni diçka apo gjithçka po shkon mirë.




Demi
Sot keni hënën e kundërt, ndaj kini kujdes nga disa ndryshime të papritura të humorit. Jeni të lodhur dhe kjo ndikon si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale. Në punë ka shumë emocione.




Binjakët
përpiquni t’i lini gjërat të ikin dhe mos mendoni vetëm për punën, kushtojini edhe pak më shumë kohë dashurisë. Kushtojini vëmendje financave sepse mund të keni shpenzuar paksa shumë kohët e fundit.




Gaforrja
Të dashuruar, me Venusin në shenjë, mund të shprehni të gjithë sensualitetin tuaj. Në punë do të ndesheni me një ngërç por mos u fokusoheni nga krizat ekzistenciale sepse gjithsesi gjithçka po shkon mirë.




Luani
Kjo periudhë është shumë interesante për ndjenjat. Do mund të riktheheni për të jetuar pasionin në çift dhe në punë do arrini të arrini qëllimin. Kujdes nga shpenzimet e shumta.




Virgjëresha
Mërkuri hyn në shenjën tuaj dhe ju shtyn të komunikoni më mirë me partnerin. Prisni emocione të forta në këtë ditë dhe kushtojini vëmendje vetëm lodhjes fizike.
Peshorja
Kjo periudhë është ideale për ndjenjat dhe do të mund ta bëni atë hap përpara në marrëdhënien tuaj. Në punë ka shumë mendime dhe ju bëjnë më nervoz se zakonisht.




Akrepi
Po jetoni një periudhë shumë të bukur për dashurinë, fokusojuni në marrëdhënien me partnerin tuaj dhe gjërat do të shkojnë më së miri. Në punë ndiheni pak të lodhur.
Shigjetari
Nëse jeni çift prej disa kohësh, mund të keni filluar të mendoni për një bashkëjetesë apo martesë. Në punë do të keni mundësi të bëni takime të dobishme për të ardhmen tuaj profesionale.




Bricjapi
Përpiquni të lini pak më shumë hapësirë për ndjenjat, edhe sepse keni humbur pak kohë pas punës dhe njerëzve të gabuar. Kujdesuni pak më shumë për veten dhe jepini vetes pak relaksim për të gjetur atë që vërtetë doni.




Ujori
Në çështjet e zemrës do të mundoheni pak për të fituar dashurinë e njerëzve që ju doni, por mos ndaloni nëse mendoni se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. Tregoni pak durim në punë.




Peshqit
Një fazë e re e jetës suaj do të fillojë e cila ju jep stabilitet dhe qetësi më të madhe. Në punë, është koha që pa frikë të bëni kërkesa dhe të mbyllni marrëveshje.